Gazetari dhe analisti Lavdim Hamidi tha se është skeptik që Kosova dhe Serbia do të mund të merren vesh për statutin e Asociacionit.
Ai tha se në fund, palët do ta pranojnë të gatshëm statutin nga ndërmjetësuesit dhe do të detyrohen ta zbatojnë atë.
“Kanë thënë edhe nga administrata amerikane edhe nga Bashkimi Evropian se për momentin, prioritet i të gjitha prioriteteve është formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.
Këtu palët kanë ngecë, po shihet. Nuk besoj se kjo javë, ose java e ardhshme do të jetë vendimtare, sepse ende jemi në kuadër të afatit kohor brenda 150 ditësh, mirëpo jam shumë skeptik se palët vet, pa presionin ndërkombëtar do të arrijnë një marrëveshje për me e ba statutin. Ne fund, do ta pranojnë të gatshëm dhe do të detyrohen me e zbatu të njëjtin sepse vazhdimisht kemi treguar edhe në të kaluarën se kemi humbur kohë dhe nuk mundemi me u marrë vesh”, tha Hamidi.