Hapja e shkollave shqipe në Zvicër tani më është bërë kryefjalë e përpjekjeve të mësuesve dhe veprimtarëve të arsimit shqip në Zvicër.
Në vazhdimësi përpjekjet e tyre dëshmojnë punë dhe përkushtim, të cilat rezultojnë me shtimin e numrit të nxënësve si dhe me hapjen e pikave të reja shkollore duke shndërruar veprimtarinë e tyre në një mision kombëtar.
Më e lumtura në këtë mes ishte vetë mësuesja Edona, e cila flet me një përkushtim të veçantë për përpjekjet e saj, që edhe pse ka emigruar në Zvicër nuk e fsheh dëshirën e saj të madhe që edhe në mërgim ta ushtroje profesionin e saj si mësuese e gjuhës shqipe, përcjell albinfo.ch.
Në të njëjta “valë gëzimi” ishin edhe prindërit e fëmijëve, të cilët vijojnë mësimet në këtë pikë shkollore me qëllim që ta mësojnë në mënyrë të rregullt gjuhën amtare. Klasa kishte marrë një pamje të bukur të ndritshme, ku dhjetëra fëmijë pasi kishin mbaruar mësimet e rregullta në shkollën e vendit, të mërkurën pasdite vazhduan mësimet në gjuhën shqipe.
Mësuesja Edona Nuredini e lumtur që tani më edhe në Zvicër ka mundësinë e mirë ta vazhdojnë profesionin e saj, me të vetmin qellim që të përfshijë në orët mësimore sa më shumë fëmijë shqiptarë.
Nxënësit: Eliani, Lena, Dilani, Lirioni, Doriani, Azalea, Adela, Aidi, Ajani, Elza, Diellza, Riani dhe të tjerët të cilët janë lajmëruar për t`u regjistruar në shkollën shqipe në Saxon të Valisit ju bëjnë thirrje të gjithë moshatarëve të tyre t`iu bashkëngjiten për ta mësuar gjuhën shqipe.
Buzëqeshjet e këtyre fëmijëve të kësaj klase, si dhe të dhjetëra pikave shkollore që janë hapur në mbarë Zvicrën ngjallnin shpresën se gjuha shqipe po përhapet me të madhe në Zvicër falë aktivitetit dhe angazhimit të veprimtarëve të “Shkollës shqipe” në Zvicër dhe veçmas Vaxhid Sejdiut, i cili me përkushtimin e tij është bërë shembulli më i mirë në shërbim të gjuhës dhe kulturës kombëtare, jo vetëm në Zvicër por edhe në mbarë mërgatën shqiptare. /Telegrafi/