Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve të kidnapuar nga forcat serbe, brenda territorit të Kosovës të mërkurën.
Haxhiu ka kërkuar reagimin e ndërkombëtarëve për atë që e ka quajtur “provokim” të Serbisë me qëllimin për të destabilizuar situatën në veri të vendit.
“Serbia kriminale ka kidnapuar tre pjesëtarë të Policisë së Republikës së Kosovës në Leposaviq. Për provokime të tilla, të organizuara nga Serbia me qëllimin për destabilizimin e situatës në veri, faktori ndërkombëtar duhet të përgjigjet. Zyrtarët policorë duhet të lirohen sa më shpejt të jetë e mundur dhe veprime të tilla agresive duhet të ndalojnë”, ka shkruar ajo.