Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur për ftesën e kryeministrit Albin Kurti ndaj partive opozitare për takim me 21 tetor.
Ai ka treguar se takimi i nesërm do të jetë vetëm për marrëveshjen që kanë pasur në takimin e fundit me kryeministrin.
“Takimi i nesërm nuk lidhet me kurgjo tjetër përpos me marrëveshjen që ne e kemi pas në takimin e fundit me kryeministrin edhe zëvendësin e tij. Pasi që na ka njoftu për takimin e Brukselit ne kemi kërku që kryeministri ta njofton parlamentin e Kosovës ku partitë opozitare janë të përfaqësume dhe ku roli ynë ka qenë i pakushtëzum, ne i kemi dhënë mbështetje të plotë”, tha Haziri në Kanal 10.