Holanda ka bërë një hap të madh drejt transformimit të kulturës së punës duke kaluar nga java tradicionale 40-orëshe në një model më fleksibël prej 32 orësh pune të shpërndara në katër ditë, me të premten si ditë pushimi, përcjell albinfo.ch.
Ky eksperiment, tashmë i kthyer në praktikë, po jep rezultate të dukshme. Punëtorët raportojnë më shumë lumturi, balancë të shëndetshme mes jetës dhe punës, si dhe produktivitete më të qëndrueshme. Për shumë prej tyre, fundjava më e gjatë nuk është vetëm kohë për pushim, por edhe mundësi për zhvillim personal dhe familjar.
Nga ana tjetër, kompanitë nuk po humbin – përkundrazi, po përfitojnë nga një staf më i motivuar, më kreativ dhe më i përqendruar gjatë orëve të punës. Studimet paraprake tregojnë se katër ditë pune me orar të shkurtuar nuk e ulin efikasitetin, por përmirësojnë cilësinë e punës së kryer.
Ky ndryshim po shihet si një model i ri suksesi për tregun e punës evropian, duke hapur debatin për të ardhmen e punës në vende të tjera të BE-së dhe më gjerë