Hovenier: Qeveria duhet të marrë e bëjë hapa kur gazetarët kërcënohen derisa janë në krye të detyrës

Ambasadori i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në një takim me një grup gazetarësh të medieve të Kosovës, tha se Qeveria e Kosovës duhet të marrë hapa kur gazetarët kërcënohen gjersa janë duke e bërë punën e tyre.

Ai tha se gazetaria është pushteti i katërt dhe si i tillë ka rol fundamentale në informimin e publikut për të vënë në pah abuzime potenciale, gjë që sipas tij, shërben në mirëmbajtjen e një demokracie të mirëfilltë.

“Mendoj që është e udhës që Qeveria e Kosovë duhet të marrë e bëjë hapa kur gazetarët në Kosovë kërcënohen përderisa janë në krye të detyrës. Kjo është përgjegjësia e autoriteteve në Kosovë. Shumë mund të pajtohen se ne e kemi bërë më të mirën sa i përket lirisë së gazetarëve për të operuar pa pengesa e kërcënime dhe sigurisht pa u sulmuar, dhe kjo është dispozitë fundamentale e politikbërjes. Ne e marrim shumë seriozisht këtë çështje”.

“Në një intervistë të mëparshme flas në një kontekst tjetër se si një nga baballarët themelues, Thomas Jefferson, ka thënë se gazetaria është pushteti i katërt, sepse roli që gazetarët luajnë në informimin e publikut për të sjell në dritë probleme a abuzime potenciale është në mënyrë kritike e rëndësishme për një demokraci të shëndetshme”, u shpreh Hovenier.

Ai shtoi se presin që autoritetet e institucioneve të Kosovës të mbajnë përgjegjës individët që në çdo lloj forme veprojnë kundër gazetarëve.

“Sigurisht që ne e dënojmë çdo kërcënim ndaj gazetarëve, njëjtë siç e dënojmë çdo tentativë për të armiqësuar ose për të kërcënuar a penguar punën e tyre, dhe kjo mbetet qëndrimi ynë. Por presim që autoritetet e institucioneve të Kosovës të mbajnë përgjegjës njerëzit që fizikisht ose nëpërmjet rrjeteve sociale a mënyrave të tjera tentojnë të kërcënojnë apo dekurajojnë a veprojnë kundër gazetarëve”, tha Hovenier./Sinjali