Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, tha se qytetarët e Kosovës nuk duhet të shqetësohen për kërcënimet dhe sulmet e mundshme, pasi misioni i NATO-s në Kosovë, është “i gatshëm të bëjë gjënë e duhur”.
Gjatë një prononcimi për gazetarë, Hovenier u pyet për raportimet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, “ka kërcënuar me pushtim të mundshëm Kosovën”.
Hovenier tha se garancitë e sigurisë që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Kosovës vazhdojnë të jenë të forta, përderisa tha se Kosova përfiton në aspektin e sigurisë nga prania e misionit të KFOR-it që “është forcë krejtësisht penguese ndaj ndonjë lloj sulmi që qytetarët mund të jenë të shqetësuar”.
“Mund të them që përkushtimi ynë për sigurinë e Kosovës, garancitë e sigurisë që SHBA-ja ka ofruar qëndrojnë të forta si kurrë më parë. Ne flemë rehat sa i përket këtij kërcënimi. Mendojmë se NATO-ja është e përgatitur dhe e gatshme dhe mendoj se populli i Kosovës duhet të flejë rehat sepse aleanca ushtarake më e suk
Ambasadori amerikan u pyet edhe për aspiratat e Kosovës në NATO. Ai tha se Uashingtoni mbështet rrugën e Kosovës drejt NATO-s dhe tha se pret që Prishtina një ditë të jetë anëtare e aleancës.
Ai po ashtu foli edhe për deklaratat e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, i cili deklaroi se Serbia është më afër NATO-s sesa Kosova.
“Dua të përgënjeshtroj ata që duan të bëjnë krahasime se kush qëndron ku [në raport me NATO-n]”, tha Hovenier, duke kujtuar se katër shtete të NATO-s ende nuk e njohin Kosovën dhe kjo sfidë, sipas tij, duhet të tejkalohet që të arrihet deri tek anëtarësimi.
“Kosova rreshtohen shumë mirë me NATO-s sa i përket vlerave, institucioneve. Pra, më shumë ka të bëjë me zgjidhjen e këtyre sfidave të tjera dhe të avancojë. Ne presim që Kosova një ditë të jetë anëtare me të drejta të plota e NATO-s”, tha Hovenier.
Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, më herët gjatë ditës ka hedhur poshtë krahasime të tilla, duke thënë se vetëm Rusia e Vladimir Putinit “është më larg NATO-s sesa Serbia”.
sesshme në histori ka një prani të madhe këtu, që është e gatshme të bëjë gjënë e duhur”, tha Hovenier.