Arben Berisha, i dënuari me 35 vjet burgim për vrasjen e ish-anëtarit të Njësitit Special, Triumf Rizës, është përfshirë në një rrahje së bashku me të një të burgosur me inicialet O.K. në Burgun e Sigurisë së Lartë. Sipas informacioneve të para, rrahja ka ardhur si pasojë e një fjalosjeje.
Një gjë të tillë për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar Florent Gashi, zëdhënës në Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK).
“Ju njoftojmë se në Burgun e Sigurisë së Lartë ka ndodhur një fjalosje mes dy të burgosurve, O.K dhe A.B. Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime. Fillimisht ka pasur fjalosje, e cila ka përfunduar me rrahje, por pa lëndime”, deklaron Gashi.
“I menjëhershëm ka qenë reagimi I stafit korrektues, të cilët kanë marr të gjitha masat e nevojshme dhe kanë vënë situaten nën kontrollë. Fatmirësisht rrahja ka përfunduar pa pasoja apo ndonjë nevojë për intervenime të stafit mjekësor”, njofton ai.
Sipas Gashit, për dy të dyshuarit është iniciuar procedure disiplinore. /Insajderi