Edmond Lajçi, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Pejë, ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Pejë për veprën penale “dhunë në familje”, qysh para dy vjetësh, përkatësisht më 01.02.2022.Nga kjo gjykatë kanë konfirmuar për KALLXO. com se ndaj Lajçit ishte shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 100 euro, si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej 3 muajsh, i cili dënim me kërkesën e të pandehurit ishte zëvendësuar më pas me dënim me gjobë në shumën prej 3oo euro.“Ju njoftojmë se i njëjti [Edmond Lajçi] me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, të datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër i është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 100 euro, të cilën gjobë është obliguar që ta paguaj në afat prej tre muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre muaj, i cili dënim me kërkesën e të pandehurit i është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej 300 euro, e të cilin dënim është obliguar ta paguaj jo më vonë se tre muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm” – ka thënë zëdhënësja e Gjykatës, Tringa Zhuti.
I dyshuari për vrasjen në Pejë, para dy vjetësh ishte dënuar me gjobë për ‘dhunë në familje’