I riu terrorizon shkollën në Tiranë, qëllon me “pistoletë imituese” në oborr

Një 20-vjeçar është proceduar penalisht nga policia e Tiranës, pasi ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve, në një shkollë në Farkë.

20-vjeçari është futur në oborrin e shkollës në zonën e Farkës dhe ka qëlluar me “armën imituese” duke shkaktuar panik. Materialet në ngarkim të tij i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore, ndërkohë që 20-vjeçari do të hetohet në gjendje të lirë. Raporton Sinjali

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. Sh., 20 vjeç, sepse më datë 04.05.2023, në oborrin e një shkolle, në Farkë, Tiranë, ka qëlluar në ajër, me një pistoletë imituese të zhurmës së armëve. Pistoleta imituese u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.