Presidenti i Republikës Bajram Begaj e kryetarja e Roskovecit Znj. Majlinda Bufi vizitë zyrtare në Komunën Arbëreshe të Ururit në Itali.
Presidenti i Republikës Z.Bajram Begaj zhvilloi vizitën zyrtare në Komunën Arbëreshe të Ururit ku u prit nga Kryetarja e Komunës së Ururit Znj.Laura Greco
E ftuar ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Znj. Majlinda Bufi, si dhe përfaqësues të komunitetit arbëresh.
Vizita theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit dhe kulturës arbëreshe, dhe kulmoi me inaugurimin e monumentit të heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, një simbol i fuqishëm i historisë dhe rrënjëve tona.
Ky takim ishte një përkujtim i gjallë i vlerave tona kulturore dhe lidhjes së ngushtë të komuniteteve lokale me trashëgiminë kombëtare.