Boksieri i njohur rus Nikolai Valuev, së shpejti mund ta veshë uniformën e ushtrisë.
Kjo pasi ish-kampioni botëror ka marrë ftesë për t’iu bashkuar forcave të armatosura ruse.
Më 21 shtator, presidenti Vladimir Putin njoftoi fillimin e mobilizimit të pjesshëm, duke shpjeguar se ky vendim synon të mbrojë Rusinë.
Tash në mesin e të rekrutuarve do të jetë edhe ish-kampioni i famshëm i boksit.
Pas daljes në pension në vitin 2009, Valev hyri në politikë dhe iu bashkua parlamentit rus më 2011 si anëtar i partisë që mbështet Putinit “Rusia e Bashkuar”.
Për të duhej bërë një karrige e posaçme në në parlament, pasi kishte probleme serioze me kockat dhe kyçet.
Ai u detyrua të bëjë dy operacione, por kjo nuk e pengoi ushtrinë e Putinit ta thërriste atë.
Në një intervistë për mediat shtetërore ruse, ai tha se i është dorëzuar thirrja derisa ishte në Donbass, në Ukrainën lindore dhe se do të shkojë në zyrën ushtarake javën e ardhshme për të kryer procedurat.
Ai ishte dy herë kampion i botës në periudhën 2005-2009 në versionin WBA, shkruan Dailymail.
Në fakt, urdhri Putinit për mobilizimin e të paktën 300 mijë vetave ka hasur në rezistencë të madhe. Shumë rusë ua kanë mësyrë pikave kufitare për t’u larguar nga vendi. Po ashtu janë organizuar shumë protesta, por ato janë shtypur nga forcat e Kremlinit.
Gjiganti i boksit Nikolai Valuev, i njohur si kampioni botëror më i gjatë 213 centimetra dhe më i rëndë 150 kilogramë në historinë e boksit, ka marrë ftesë për t’u bashkuar me forcat e armatosura ruse.