Ish-këshilltari për Siguri në kohën e Trump: Ai është i papërshtatshëm për president

John Bolton, ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare i ShBA-së, në administratën e Donald Trump vlerëson se ai duhet të tërhiqet përfundimisht nga gara për rizgjedhje.

“Trump është i papërshtatshëm për president, për një mori arsyesh”, shkruan Bolton në Twitter, përcjell KlanKosova.tv.

“Për të mirën e vendit, Republikanët duhet të kërkojnë që ai dhe fushata presidenciale e tij të marrin fund menjëherë dhe përherë”.

“Trump u kthye në shaka duke u mburrur se mund t’i japë fund luftës në Ukrainë vetëm 24 pas rizgjedhjes së mundshme, pasi humbi një gjyq për abuzim seksual dhe shpifje”.