Ish-kryetari i KKSh-së ngre alarmin: 200 adresa u pasivizuan për shtatë muaj!

Ish kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu përmes një statusi në facebook ka njoftuar se nga janari deri në korrik në Bujanoc dhe Preshevë janë pasivizuar 200 adresa.

Lutfiu këto të dhëna i ka siguruar në stacionet policore në Bujanoc dhe Preshevë nga qasja në informacione me rëndësi publike.

Ky është shkrimi i Lutfiut në facebook:

E frikshme, po shuhemi!

Më datë 04.08.2025, i kërkova qasje në informacione stacioneve policore në Bujanoc dhe Preshevë, me pyetjen: Sa adresa janë pasivizuar në këto dy komuna, nga janari deri në korrik 2025?

Përgjigjen me shkrim e mora dje: gjatë periudhës së lartpërmendur, në Komunën e Preshevës janë pasivizuar 174 adresa, ndërsa në Komunën e Bujanocit 26 adresa.

Dyshoj se të dhënat për Komunën e Bujanocit janë të sakta (jam në pritje të një përgjigjeje tjetër për ta vërtetuar).

Sidoqoftë, në total, brenda 7 muajve, në këto dy komuna me shumicë shqiptare janë pasivizuar 200 adresa.

Ajo që po ndodh është racizëm, një spastrim i pastër etnik.
U bëj thirrje të gjithë akterëve politikë shqiptarë që të mblidhen për t’u koordinuar dhe për të bashkëvepruar.

 

5P39naMTGgLl