Ismet Munishi do të jetë trajner i skuadrës së Ferizajt për edicionin e ardhshëm. Munishi është prezantuar të martën te Ferizaj, ekip më të cilin ka firmosur kontratë dyvjeçare.
Në prezantimin e tij, Munishi është zotuar se do të punojë fort dhe se do ta rikthejë Ferizajn në Superligën e Kosovës në futboll.
Ferizaj në edicionin 2023/24 do të luajë në Ligën e Parë të Kosovës, pasi nuk arriti ta sigurojë mbijetesën në Superligë pas humbjes në barazh nga Liria.
Munishi në postin e trajnerit te Ferizaj, do ta zëvendësojë kroatin Andrej Panadiq. Ai edicionin e shkuar ishte trajner i Prishtinës, por u largua në muajin mars.
Para prezantimit të Munishit, Ferizaj ka njoftuar se detyra e drejtorit sportiv të klubit, i është besuar Arsim Abazit./Koha.net