Italia është përfshirë së fundmi nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe përmbytje.
Mbi 80 milimetra shi ranë në Emilia-Romagna në 4 orë, duke përmbytur një pjesë të madhe të qytetit të Bolonjës dhe zonën përreth.
Dhe ndërsa presidentja në detyrë e Rajonit, Irene Priolo fton njerëzit të ndjekin udhëzimet e kryetarëve të bashkive, veçanërisht në lidhje me rrugët e pakalueshme dhe evakuimet nga katet e sipërme të ndërtesave, kryetari i bashkisë së Bolonjës, Matteo Lepore ka këshilluar qytetarët përmes rrjeteve sociale që të mos dalin në rrugë dhe të mos përdorin veturën.
Në bazë të parashikimeve të disponueshme, Departamenti i Mbrojtjes Civile ka lëshuar një paralajmërim të ri për kushte të pafavorshme moti i cili parashikon që reshjet të vazhdojnë në Campania, Pulia, Basilicata dhe Kalabria.
Alarmi portokalli vlen në veçanti për Kalabrinë jugore, një pjesë të madhe të Emilia-Romagna, zona të Veneto-s dhe Basilicata-s dhe zonat juglindore të Lombardisë.
Alarmi i verdhë vlen për Campanian, Pulian, Abruzzon, Molisen dhe zonat e Marches, Kalabrisë, Basilicatas, Toscanas, Emilia-Romagnas, Piemontes, Lombardias, Venetos dhe provincës autonome të Bolzanos. /Telegrafi/