Jose Mourinho dënohet nga Federata Turke e Futbollit me një ndeshje dhe mijëra euro

Federata Turke e Futbollit e dënoi me një ndeshje trajnerin e Fenerbahces, Jose Mourinho për deklaratat e tij pas ndeshjes me Trabzonsporin.

Mourinho u gjobit edhe me mbi 25 mijë euro për deklaratat e tij që synonin dëmtimin e reputacionit të Federatës Turke të Futbollit, zhvlerësimin e futbollit turk dhe lënien në hije ose diskreditimin e gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë të garës.

Bordi Disiplinor i Futbollit Profesional (PFDK) e Mourinhon edhe për sjelljen e tij josportive ndaj tifozëve të skuadrës rivale.

Mourinho sulmoi gjyqtarët duke pretenduar se ata po punonin për Galatasarayn.

Gjyqtari në VAR thirri kryesorin për dy penallti, por Fenerbahce heroikisht arriti të fitojë me një gol në minutën e 102-të nga Sofian Amrabat.

“Njeri kryesor i ndeshjes ishte Atilla Karaoglan (gjyqtari i VAR). Njeriu i padukshëm. Gjyqtari kryesor është vetëm një fëmijë. Atilla Karaoglan është njeriu i ndeshjes. Ne nuk duam ta shohim atë. Në ndeshjet tona nuk e duam më si gjyqtar të VAR-it”.

“Ne po luajmë kundër sistemit. Ne po luftojmë kundër një sistemi që është në shërbim të një klubi. Unë flas për të gjithë tifozët e Fenerbahçes kur e them këtë. Prandaj e festuam fitoren kështu. Para se të vija këtu, më treguan gjysmën e historisë. Po të ma kishin treguar të gjithë historinë, nuk do të kisha ardhur”, kishte deklaruar Jose Mourinho. /Telegrafi/