Jovanov: Zgjedhjet do të mbahen kur të vendos Vuçiq, studentët të kenë durim

Shefi i grupit parlamentar të partisë në pushtet, Milenko Jovanov, ka thënë sot se “zgjedhjet do të mbahen kur të jetë koha e duhur, kur siç thonë ata të ketë vendosur institucioni jokompetent në fjalë”.

“Pra, kur presidenti i vendit të thërrasë zgjedhje, atëherë do t’i kemi. Qeveria duhet të shkruajë një propozim të arsyetuar për shpërndarjen e Kuvendit, qeveria nuk është zgjedhur për një muaj. Shumica parlamentare ekziston”, tha Jovanov për TV Pink.

Ai u tha studentëve të bllokuar, të cilët kërkojnë shpalljen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare, të bëjnë durim.

Ata kanë kohë të mendojnë mirë se kush duhet të jetë në listë, me cilin numër serial e kështu me radhë”, shtoi Jovanov.