Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, po shijon një romancë të re.
Tashmë u zbulua se ai ka nisur një lidhje me një bukuroshe që në Instagram identifikohet si Xhoana Toshi.

Të njëjtit siç shihet nuk po i ndahen njëri-tjetrit dhe po kalojnë kohë të mirë së bashku.
Kjo vjen pas ndarjes së Jozit nga ish-banorja Loredana Brati, me të cilën krijoi një romancë brenda formatit.
