Gati një muaj pasi Matthew Perry u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta, e fundit që ka thyer heshtjen në lidhje me aktorin është ish-partnerja e tij, Julia Roberts.
Roberts dhe Perry kanë qenë në një lidhje të shkurtër, nga viti 1995 deri në vitin 1996, teksa u njohën pikërisht në setin e “Friends”.
Në një intervistë për “Entertaiment Tonight”, aktorja tha: “Vdekja e papritur e kujtdo kaq të ri është zemërthyese. Unë mendoj se kjo na ndihmon të gjithëve të vlerësojmë atë që kemi dhe të vazhdojmë në një mënyrë pozitive sa më mirë që mundemi.”