Ka filluar renovimi i Sallës së Kuvendit Komunal të Bujanocit

Shërbimi informativ i Kuvendit Komunal të Bujanocit ka njoftuar përmes një Komunikate se ka filluar tashmë renovimi i Sallës së Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Mjetet për realizimin e renovimit janë siguruar nga Ministria përkatëse për Vetëqeverisje Lokale, shkruhet tutje në njoftim, ndërsa sencat e ardhshme do të mbahen  në hapësira të tjera të disponueshme brenda administratës komunale ose në institucionet publike që janë themeluar nga Kuvendi Komunal i Bujanocit.
Ky është njoftimi i plotë i Kuvendit Komunal tv Bujanocit:
KOMUNIKATË PËR OPINIONIN PUBLIK
Njoftohen qytetarët, institucionet publike, organizatat joqeveritare si dhe të gjitha palët e interesuara se ka filluar renovimi i Sallës së Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Gjatë kohëzgjatjes së punimeve, zhvillimi i aktiviteteve në këtë hapësirë nuk do të jetë i mundur. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve për këtë ndërrim të përkohshëm dhe theksojmë angazhimin tonë për të ofruar zgjidhje alternative për organizimin e aktiviteteve, në hapësira të tjera të disponueshme brenda administratës komunale ose në institucionet publike që janë themeluar nga Kuvendi Komunal i Bujanocit.
Mjetet për realizimin e renovimit janë siguruar nga Ministria përkatëse për Vetëqeverisje Lokale.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj.
SAOPŠTENJE ZA JAVNOST
Obaveštavaju se građani, javne institucije, nevladine organizacije, kao i sve zainteresovane strane, da je započet renoviranja sale Skupštine opštine Bujanovac.
Tokom trajanja radova, realizacija aktivnosti u navedenom prostoru neće biti moguća. Molimo sve za razumevanje zbog ove privremene promene i ističemo našu spremnost da obezbedimo alternativne prostore za održavanje aktivnosti, bilo u okviru opštinske administracije ili u institucijama čiji je osnivač Skupština opštine Bujanovac.
Sredstva za realizaciju renoviranja obezbeđena su od strane nadležnog Ministarstvo za državne uprave i lokalne samouprave.
Zahvaljujemo na razumevanju i saradnji.
Mund të jetë një imazh i ndriçimi dhe brenda