Kalendar shkollorë për nxënësit në Serbi për vitin 2025/2026

Eshtë publikuar Kalendari shkollorë për nxënësit në Serbi për vitin 2025/2026, në të cilin janë parashikuar pushimet si dhe fillimi dhe mbarimi i vitit shkollor për shkollat e mesme dhe fillore.
-Pushimi i parë do të jetë në vjeshtë
Ndërsa sipas kalendarit të Ministrisë së Arsimit, viti shkollor 2025/2026 do të nisë të hënën, më 1 shtator.
Gjysemvjetori i parë përfundon më 30 dhjetor për nxënësit në Serbinë, ndërsa gjysmëvjetori i dytë fillon të hënën, më 19 janar 2026. Për nxënësit e shkollave fillore gjysmëvjetori i dytë mbyllet më 12 qershor, ndërsa për ata të shkollave të mesme më 19 qershor 2026.
Nxënësit e klasës së 8-të (maturantët e vegjël) mbarojnë më 29 maj 2026, maturantët e gjimnazeve më 22 maj, ndërsa maturantët e shkollave të mesme profesionale më 29 maj.
Pushimet shkollore
• Pushimi i vjeshtës: 10 dhe 11 nëntor 2025
• Pushimi i dimrit (Sretenjski): 16 – 20 shkurt 2026
• Pushimi i pranverës: 10 – 14 prill 2026