Kalon mbi 33 mijë numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri





Është rritur sërish numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri, duke shkuar në mbi 30 mijë.

Deri më tani janë konfirmuar 29.605 të vdekur në Turqi, kurse 3.553 tjerë në Siri, transmeton Telegrafi.

Si pasojë e kësaj numri i përgjithshëm i të vdekurve nga tërmeti shkatërrues ka shkuar në 33.158.

Në anën tjetër, gjasat për të mbijetuar janë duke u zbehur, për faktin se kanë kaluar një javë dhe temperaturat nën zero i kanë kontribuar këtij parashikimi të frikshëm.

Është konfirmuar se 99 vende të ndryshme të botës, tashmë kanë dërguar ekipet e tyre të shpëtimit për ta ndihmuar popullin turk në gjetjen e të mbijetuarve. /Telegrafi/