Kyetari i Partisë për Veprim Demokratik njëherit edhe Deputeti Shiap Kamberi ka shkruar se është krenar me të rinjt e subjektit të tij, dhe se përtej akuzave ndaj hapësirës politike që i ka dhënë gjeneratave të reja të këtij subjekti politik angazhimi, besimi dhe puna e angazhimi i tyre ka dëshmuar se ka qenë hap i duhur.
Vlen të theksohet se PVD në strukturat e saj gërsheton aktivista sa të gjeneratave të reja po aq edhe të gjeneratave që kanë kontribuar që nga themelimi i saj e që Kamberi e vlerëson shumë kontributin e tyre.
Bazuar në vlera partika Kamberi ka theksuar se “Me mendje e zemër jemi #Bashkë, për të vazhduar betejat politike, kësaj radhe për Bujanocin” në të mirë të komunës sonë.
Ky është postimi i plotë i Kamberi:
“Më 2006, kur isha zgjedhur kryetar i Degës së PVD-së në Bujanoc, dhe kam vendosur për t’i dhënë hapësirë politike në PVD një brezi të rinjve me Ragmi Mustafin e Enver Ramadanin në krye, bashkë me Fisin, Agonin, Metinin, Artonin, Fatonin, e shumë të tjerë, të cilëve ju bashkuan, Rahimi, Albani, Luli, Gëzimi, Bejta, Agoni, Rexha, Arbëri, Shefqeti, Izi, Ekremi e Liridoni, Dorarti, Kudreti e Selmani, që, sot, angazhimin politik në PVD e kanë deri në vetmohim, shumëkush ma kishte vënë në dyshim synimin se a po bëja një hap të duhur.
Aq më keq, disa më kishin akuzuar se po “qeverisi me fëmijë”.
Sot, ky brez i të rinjve, të pjekur nëpër beteja të shumta politike, po bëhet gati të marrin përgjegjësinë për të qeverisur Bujanocin.
Sot, këta të rinjë të kalitur janë të gatshëm që me “MENDJE E ME ZEMËR” të punojnë për komunën tonë, me ide e projekte për të transformuar komunën tonë!
Sot, kur në PVD po gërshetohen gjeneratat e ndryshme të saj, lista jonë po drejtohet nga këta të rinj që na u bashkuan që në 2006-ën.
Në mesin e saj ka edhe brez tjetër të rinjësh, të cilët po përgatiten për të ardhmen.
Por lista jonë do të ishte pakompletuar nëse në radhët e saj nuk do të kishim edhe themeltarët e partisë, sikurse Selamia e Vaidi prej Nesalcës, Femi Maliqi nga Bilaçi, Naimi nga Breznica dhe simboli i qetë e i heshtur i aktivizmit të PVD-së Baci Mitat.
Sot, i gjendur në krye të këtij subjekti politik, nuk ka se si mos të ndjehem krenarë me djemtë dhe vajzat, burrat dhe grate, të rinjtë e të rejat e PVD-së, të ardhmen e ndritshme dhe të kaluarën e traditën e lavdishme tonën.
Jam krenar, që Ragmia e Enveri, Rahimi e Sherminja, Mimoza e Nexhati, Arbëri e Shefketi, Dr. Afërdita e Teuta, Izi, Rexha e Selimi, Valjeta e Ekremi, si dhe të gjithë me radhë po vazhdojnë të jenë pjesë në betejat tona politike të vazhdueshme.
Jam krenarë që këta djem e vajza nuk ma zhgënjyen besimin e dhënë, që angazhimin politik dhe luftën për të drejta e kanë bërë mision.
Me mendje e zemër jemi #Bashkë, për të vazhduar betejat politike, kësaj radhe për Bujanocin”.
Hapësirë e sponzorizuar nga subjekti politik.