Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë Shaip Kamberi sot është takuar me Presidentin e Shqipërisë Bajram Begaj në Tiranë.
Gjatë takimit Kamberi ka njoftuar se është biseduar për sfidat që po përballen shqiptarë e Luginës së Preshevës.
Kamberi ka theksuar se ka shprehur shqetësimin e tij lidhur për provokimet e fundit në Bujanoc:
“Shpreha shqetësimin tim për provokimet e fundit që po ndodhin në Bujanoc dhe kërkova një vëmendje më të shtuar nga Republika e Shqipërisë”.
Sipas Kamberit “Një prezencë më e fuqishme e Shqipërisë në këtë trevë, përmes projekteve konkrete dhe në veçanti përmes Fondit Investiv, do të rriste ndjenjën e sigurisë dhe do të sillte një shpresë të re për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës”.
Me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T. Bajram Begaj, biseduam rreth sfidave me të cilat përballen shqiptarët në Luginën e Preshevës.
Shpreha shqetësimin tim për provokimet e fundit që po ndodhin në Bujanoc dhe kërkova një vëmendje më të shtuar nga Republika e Shqipërisë.
Një diplomaci aktive shqiptare do të kontribuonte në sensibilizimin e çështjes së Luginës në arenën ndërkombëtare, ndërsa një prezencë më e fuqishme e Shqipërisë në këtë trevë, përmes projekteve konkrete dhe në veçanti përmes Fondit Investiv, do të rriste ndjenjën e sigurisë dhe do të sillte një shpresë të re për qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës.

