Kampionat e Sh.F. “Naim Frashëri”, turneu “Sporti na bashkon”

Shkolla fillore Naim Frashëri në Bujanoc ka zhvilluar turneun tradicional të futbollit, ku fitues është shpallur 8/2, e cila u shpall kampione e këtij viti.
Kështu ka njoftuar administrata e kësaj shkolle përmes një postimi në facebook:
“Finalja e Turneut
Sot u zhvillua finalja e turneut tradicional të shkollës, ku u përballën klasa 6/1 dhe 8/2. Pas një ndeshjeje të fortë dhe plot emocione, fitorja i takoi klasës 8/2, e cila u shpall kampione e këtij viti! 👏⚽
Urime të dyja klasave për lojën e treguar dhe frymën sportive!
Falënderim i veçantë për profesoreshën Lumnije Mustafa dhe trajnerin Haki Hasani për organizimin dhe mbështetjen e pandalshme.
Sporti bashkon – turneu vazhdon si një traditë e bukur në shkollën tonë”!