Kanceri i qafës së mitrës do të zhduket në Danimarkë deri në vitin 2040

Shoqata Daneze e Kancerit njoftoi sot se vendi pritet të zhdukë kancerin e qafës së mitrës deri në vitin 2040, falë respektimit të programit të vaksinimit HPV dhe kontrolleve të rregullta mjekësore.

“Edhe para vitit 2040, një numër i vogël i grave pritet të preken nga kjo sëmundje dhe mund të konsiderohet e eliminuar”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se do të jetë hera e parë që një lloj kanceri zhduket.

Aktualisht, shkalla e përsëritjes së këtij lloji të kancerit është më pak se 10 për 100 mijë raste, sipas një studimi të publikuar në mediat e specializuara daneze.

Sipas kritereve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, sëmundja do të konsiderohet e zhdukur në Danimarkë me një shkallë të përsëritjes prej më pak se 4 për 100,000 raste.

Shkalla e vaksinimit kundër infeksionit të papillomavirusit njerëzor (HPV), shkaktari kryesor i sëmundjes, është 89 për qind për djemtë dhe vajzat e moshës 12 vjeç pas dy dozave të para të vaksinës. Kjo është vetëm një pikë përqindje më pak se objektivi prej 90 përqind.

Vaksina, e cila është falas në Danimarkë, u prezantua për vajzat në 2008/2009 dhe për djemtë në 2019.