Një burrë ka vdekur dhe 10 persona, përfshirë pesë fëmijë, janë shpëtuar pas një rrëshqitjeje dheu, ndërsa stuhia Bert vazhdon të godasë Britaninë e Madhe.
Një “ngjarje shumë e rrezikshme” e borës, shiut dhe erëra të forta shkaktoi kaos në Britani, me shiun e dendur dhe shkrirjen e borës që pritet të shkaktojnë edhe përmbytje në vend.
Kompania e energjisë elektrike ESB Networks tha se të paktën 60,000 shtëpi, ferma dhe biznese kishin mbetur pa energji për shkak të motit, shkruan skynews.
“Ekuipazhet do të vazhdojnë të punojnë deri në orët e vona të mbrëmjes për të rikthyer energjinë tek shumica e klientëve aktualisht pa furnizim”, tha ajo.
Moti solli gjithashtu ndërprerje të konsiderueshme në atraksionet dhe ngjarjet, me kopshtin zoologjik të Edinburgut dhe Tregun e Krishtlindjeve të Glasgout të mbyllur të shtunën.
Gjithashtu në Skoci, Këshilli i Perth dhe Kinross anuluan ngjarjen vjetore të ndezjes së dritave të Krishtlindjeve në Perth.
Blackburn Rovers shtyu ndeshjen kundër Portsmouth për shkak të “shiut të rrëmbyeshëm” që e bëri fushën “të paluajtshme”.
Sipas meteorologut të Met Office, Jason Kelly, stuhia Bert është “një ngjarje me shumë rrezik”. /Telegrafi/