Kapiteni i Kosovës me ofertë joshëse nga Arabia

Një ofertë shumë e mirë nga Arabia Saudite, duket se ka futur në “mendime” të thella, kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e mbrojtësit është në qendër të vëmendjes, pasi futbollisti që aktivizohet te Napoli, po shqyrton një ofertë të majme nga Arabia Saudite, transmeton Spektri.

 

Rrahmani, i cili iu bashkua Napolit në vitin 2020 dhe ishte protagonist në dy sezonet historike të titullit kampion, është në moshën 30-vjeçare, dhe një transferim në Lindjen e Mesme mund të përfaqësojë mundësinë e fundit për një kontratë të rëndësishme financiarisht, në një kampionat më pak konkurrues.

Klubi napolitan është i vetëdijshëm për mundësinë reale të largimit të njërit prej mbrojtësve më të besuar dhe ka nisur menjëherë lëvizjet për të gjetur një zëvendësues të denjë.