Sot, është mbajtur seanca e dytë e Kuvendit Komunal të Bujanocit.
Ndër pikat e propozuara të rendit të ditës, gjatë seancës u propozua edhe një pikë e veçantë nga këshilltarja Shermine Behluli, në emër të Partisë për Veprim Demokratik, ku kjo pikë kishte të bëjë me kundërshtimin e gjuhës së urrejtjes dhe grafitet fyese “Smrt Šiptarima” që u paraqiten para një jave në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc.
Ky propozim kërkonte që Kuvendi të shqyrtojë dhe dënojë këtë akt dhe të kërkojë hetim ligjor nga organet përkatëse.
“Në emër të Partisë për Veprim Demokratik, Këshilltarja Shermine Behluli propozoi një pikë të veçantë që Kuvendi Komunal i Bujanocit të reagojë ndaj gjuhës së urrejtjes dhe grafiteve fyese që janë shfaqur në qytet.
Ky propozim kërkonte që Kuvendi të dënojë fuqimisht këto akte të papranueshme dhe të bëjë thirrje për veprim të menjëhershëm nga organet kompetente për hetimin dhe ndjekjen ligjore të autorëve.” – shkruan PVD në faqen zyrtare në facebook.
PVD thotë se pushteti i ri i drejtuar nga Arbër Pajaziti dhe Driton Rexhepi, me mbështetjen e partive serbe, refuzuan të votojnë ose të kundërshtojnë gjuhën e urrejtjes dhe grafitet fyese, deri sa është mbështetur nga PD dhe LPD.
“Ky veprim tregon një mungesë të vendosmërisë për të mbrojtur vlerat e barazisë dhe respektit ndërmjet qytetarëve të Bujanocit” – shkruan PVD.
Postimi i plotë në facebook:
https://www.facebook.com/profile.php?id=61551249035370