Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të votojë sot për rezolutën e armëpushimit në Gaza

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot një projekt-rezolutë që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

Emiratet e Bashkuara Arabe kërkuan votën e këshillit pas ndryshimit të një drafti që deri më tani nuk ka kaluar.

Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, kundërshtojnë një armëpushim sepse besojnë se nga kjo do të përfitonte vetëm Hamasi dhe nuk ka gjasa që ata ta miratojnë rezolutën, raporton SkyNews.

Rezoluta ka nevojë për të paktën nëntë vota pro dhe asnjë veto nga pesë anëtarët e përhershëm – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia, Kina, Franca ose Britania e Madhe – për t’u miratuar.