Në Sanxhak Këshilli Kombëtar Shqiptar ka shpërndarë çanta shkollore për nxënësit shqiptarë, kështu ka njoftuar KKSH përmse një postimi në rrjete sociale.
“Këshilli Kombëtar Shqiptar pranë fëmijëve shqiptarë në Sanxhak
Në zyrën e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar janë shpërndarë çanta shkollore për fëmijët shqiptarë në Sanxhak.
Këshilli Kombëtar Shqiptar mbetet i përkushtuar të jetë pranë çdo shqiptari, në mënyrë që ata të jenë të lirë të shprehin dhe të kultivojnë identitetin e tyre kombëtar”.