Këta janë 12 futbollistët favoritë për “Topin e artë”

Shtëpia Botërore e Futbollit i ka zbuluar futbollistët që janë pretendentë serioz për ta fituar çmimin kryesor të karrierës “Topi i artë”.

Në listën e FIFA-s bëjnë pjesë 12 lojtarë që garojnë.

Në mesin e tyre janë: Lionel Messi, Erling Haaland e Kylian Mbappe.

Befasi në këtë listë është anglezi Declan Rice, i cili e fitoi Conference Leaguen me West Hamin sezonin e kaluar.

Ai është edicion luan për Arsenalin.

Në listë janë edhe emrat e Ilkay Gundogan, Marcelo Brozoviq, Bernardo Silva, Julian Alvarez, e të tjerë.

Në listë për herë të parë pas shumë kohësh nuk figuron fituesi i pesëfishtë i “Topit të artë” Cristiano Ronaldo.

🇦🇷 Julian Alvarez
🇭🇷 Marcelo Brozovic
🇧🇪 Kevin De Bruyne
🇩🇪 Ilkay Gundogan
🇳🇴 Erling Haaland
🇪🇸 Rodri
🇬🇪 Khvicha Kvaratskhelia
🇫🇷 Kylian Mbappe
🇦🇷 Lionel Messi
🇳🇬 Victor Osimhen
🏴󠁧󠁢󠁥󠁮󠁧󠁿 Declan Rice
🇵🇹 Bernardo Silva