Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës në futboll, Primozh Gliha e ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e muajit shtator në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë.
Sipas publikimit, në këtë listë janë përfshirë 27 futbollistë, teksa ka edhe emra të rinj.
Nga Superliga e Kosovës i ftuar është vetëm Meriton Korenica, që mbron ngjyrat e kampionit në fuqi ‘FC Ballkanit’.
Grumbullimi i Dardanëve nis më 4 shtator, derisa më 9 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” zhvillohet ndeshja Kosovë-Zvicër.