Kina thotë se është bërë eksportuesi i parë në botë i veturave pasi ka kaluar Japoninë në tremujorin e parë të vitit.
Të dhënat zyrtare të lëshuara javën e kaluar tregojnë se Kina ka eksportuar 1.07 milionë vetura gjatë tre muajve të parë të vitit. Kjo përbën ngritje prej 58 përqind krahasuar me çerekun e parë të vitit 2022, raporton BBC, transmeton KlanKosova.tv.
Në të njëjtën kohë, Japonia zuri të eksportojë 954 mijë e 185 vetura, apo gjashtë përqind më shumë se në vitin e kaluar.
Eksportet e Kinës u shtuan pas kërkesës për vetura elektrike dhe shitjes së tyre në Rusi.
Gjatë vitit të kaluar Kina kishte kaluar Gjermaninë, duke u bërë e dyta në botë për eksportim veturash.