Kina propozon kufizimin e qasjes së fëmijëve në telefona

Administrata kineze për Hapësirë Kibernetike e ka prezantuar një rregullore për kufizim të kohës që kalojnë fëmijët para telefonave të mençur.

Një vendim i tillë do të mund të kishte ndikim te kompanitë si Tencent dhe ByteDance, të cilat zotërojnë rrjete sociale dhe lojëra online.

Autoritetet kineze kanë thënë në rregullore se të miturit nuk duhet lejuar që ta përdorin telefonin prej orës 10:00 në mbrëmje deri në 6:00 të mëngjesit dhe që fëmijët e moshave 16-18 vjeç do të mund ta përdorin internetin vetëm dy orë në ditë.

Fëmijët e moshave 8-15 vjeç do të mund ta përdorin telefonin vetëm një orë në ditë, derisa ata nën tetë vjeç vetëm 40 minuta.

Vetëm disa shërbime, sikurse aplikacionet që besohet se janë të mira për zhvillim fizik dhe mendor të fëmijëve, do të mund të përjashtohen nga rregulli.

Këto kufizime përbëjnë përpjekjen e fundit të Pekinit për ta luftuar varësinë ndaj internetit, një problem që e konsideron më të shprehur te moshat e reja.

Autoritetet kineze kanë thënë se diskutimet publike për këtë propozim do të mund të zhvillohen deri më 2 shtator, por nuk ka treguar se kur do të nisë së zbatuari./REL