Përfaqësuesja e Zvicrës po e zhvillon sot ndeshjen e dytë në Grupin G të Kupës së Botës “Katar 2022”.
“Helvetikët” përballen me Brazilin.
Në 11-shet startuese nuk figuron emri i Xherdan Shaqirit.
Futbollisti nga Kosova është megjithatë në bankën e rezervistëve, por nuk dihet nëse do të ketë minuta për të.
“Blick” ka raportuar se Shaqiri ka shqetësim me një lëndim në kofshë.
Mbetet të mësohet më vonë se sa serioz është lëndimi i 31-vjeçarit, i cili padyshim se është njëri prej futbollistëve kyç te Zvicra.