Gjatë spektaklit “Nëna Terezë-Shqiptarja e gjithë botës” i mbajtur në Preshevë, kompania “Bici Comerc” nga Bujanoci është vlerësuar me çmim për kontributin humanitar në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit.
Kështu ka njoftuar përfaqësuesi i kësaj kompanie Gafurr Bici në faqen e tij në facebook:
“Me krenari të madhe, BICI COMMERCE u vlerësua me çmim për kontributin humanitar në Luginën e Preshevës dhe Bujanocit. Ky çmim është një dëshmi e përkushtimit tonë të pandërprerë për të ndihmuar komunitetin dhe për të qenë gjithmonë pranë atyre që kanë nevojë.
Falënderojmë të gjithë ata që kanë besuar në vizionin dhe përkushtimin tonë – ky çmim është i juaji po aq sa i yni”! 


Ndër vite familja Bici nga fshati Samolicë i komunës së Bujanocit njihen për humanizmin e tyre gjithmonë kur është në pyetje komuniteti shqipëtar në Luginë të Preshevës.