Komuna e Bujanocit i ka dhuruar një furgon Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, i cili do të përdoret për transportin e pacientëve që kryejnë dializë.
Kështu ka njoftuar Kryetari i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti i cili theksoi se “Shëndeti publik është një ndër prioritetet kryesore të punës sonë dhe çdo kontribut, sado i vogël të duket, ka ndikim të madh në jetën e njerëzve”.
Ky është postimi i Pajazitit në facebook:
“Sot, në emër të Komunës së Bujanocit, dhuruam një furgon i cili ishte në pronësi të administratës për nevojat e Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc.
Ky automjet do të shërbejë kryesisht për transportin e pacientëve që kryejnë dializë, duke lehtësuar udhëtimin e tyre të përditshëm dhe duke u mundësuar trajtim më të qetë e të sigurt.
Ky gjest është dëshmon përkushtimin tonë për të qenë pranë qytetarëve tanë, veçanërisht atyre që përballen me sfida shëndetësore.
Shëndeti publik është një ndër prioritetet kryesore të punës sonë dhe çdo kontribut, sado i vogël të duket, ka ndikim të madh në jetën e njerëzve”.




