“Të dashur qytetarë të kryeqytetit, ju lutemi të tregoni kujdes të shtuar gjatë lëvizjes dhe qëndrimit në ambiente të hapura. Sipas parashikimeve meteorologjike, pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, përfshirë erëra të forta dhe mundësi stuhish në disa zona. Këto kushte mund të paraqesin rrezik për sigurinë tuaj”, shkruhet në thirrjen e kësaj drejtorie drejtuar qytetarëve të Prishtinës.
Kanë këshilluar që të evitohet qëndrimi pranë pemëve, objekteve dhe strukturave jostabile që, sipas tyre, mund të rrezikojnë sigurinë qytetarëve.
Kanë vendosur edhe numrat kontaktues të Qendrës Operative Emergjente të Kryeqytetit.
“Çdo rast ju lutemi të raportoni në Qendrën Operative Emergjente të Kryeqytetit në numrat kujdestarë: 0800 122 33 ose 0800 122 44”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e kryeqytetit.