Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë që po ka drejtësi për situatën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mirëpo jo për të bëmat e forcave paramilitare serbe dhe fushatën gjenocidale të tyre në Kosovë
Ai këto komente i bëri në përkujtimin e 24-vjetorit të Masakrës së Burgut të Dubravës ku forcat serbe vranë 99 të burgosur shqiptarë dhe plagosën rreth 200 të tjerë.
“Jemi këtu për ta kujtuar aktin më të shëmtuar që e bëri Serbia. Burgu është si institucion për nga definicioni, si 100 për qind që kontrollohet prej shtetit dhe këtu një mijë të burgosur ishin në dorën e Serbisë dhe ata u grumbulluan dhe u vranë e u masakruan”, ka thënë Konjufca, sipas Klan Kosova.
“Ndonëse kanë kaluar 24 vjet dhe përgjegjësia është e shtetit serb, ende fatkeqësisht nuk ka drejtësi”.
“I shoh edhe familjarët që për 24 vjet jetojnë me peshën e padrejtësisë. Kur është puna për UÇK po ka drejtësi e për forcat paramilitare serbe, me përgjegjësi të qartë që dihet për gjithë fushatën e gjenocidit që e ka bërë në Kosovë, nuk po ka drejtësi”, tha Konjufca.