Kosova dhe Luksemburgu drejt marrëveshjes së re 50 milionëshe

Zëvendëskryeministri i parë në detyrë, Besnik Bislimi, priti në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, dhe drejtorin për Bashkëpunim Dypalësh në MPJ-në e Luksemburgut, René Lauer.

 

Në takim u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve dhe u diskutua marrëveshja e re për periudhën 2026–2030, në kuadër të së cilës Luksemburgu do të rrisë financimin për Kosovën nga 35 në 50 milionë euro.

Kjo marrëveshje, për vitet 2026-2030, pritet të nënshkruhet në takimin e dhjetë bilateral që do të mbahet në Luksemburg gjatë muajit korrik të këtij viti.

“Kjo mbështetje e rritur është dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe e orientimit të përbashkët drejt zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve”, tha Bislimi

prioritet të këtij bashkëpunimi, u tha se do të jenë arsimi, shëndetësia, inovacioni, digjitalizimi dhe siguria kibernetike. Institucionet pritet të punojnë në muajt në vijim për identifikimin e projekteve konkrete.