Kosovë: 63% e të rinjve jetojnë me prindërit e tyre





Kosova është njëri ndër vendet me përqindje të lartë të të rinjve që jetojnë me prindërit e tyre, sipas të dhënave të Agjencisë Evropiane të Statistikave Eurostat.

Duke gjykuar nga harta e agjencisë, Kosova është në një pozicion të jo edhe të favorshëm në listën e vendeve evropiane, me 63 për qind të të rinjve, të moshës 25 deri në 34 vjeç, që ndajnë një shtëpi me prindërit e tyre.

Nga ana tjetër, në Danimarkë të rinjtë u pavarësuan shumë shpejt, kështu që vetëm tre për qind e tyre jetojnë me prindërit.

Derisa Kosova dhe Shqipëria gjinden të njejtën përqindje. Derisa Mali i Zi prinë me 68 përqind, në vendet e tjera të Ballkanit.

Kështu që në Serbi dhe Kroaci përqindja është 65, në Kosovë dhe Shqipëri 63, dhe në Maqedoni 61.