Kosovë: Nënkryetarja e Leposaviqit dyshohet se konsumoi drogë në objektin e komunës, publikohen pamje

Në disa video të publikuara nga portali Nacionale e për të cilat pretendohet se janë origjinale e të pamontuara, dyshohet se nënkryetarja serbe e komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq është zënë duke konsumuar lëndë narkotike.

Pamjet tregojnë se ajo bashkë me një zyrtar tjetër kanë konsumuar lëndë narkotine në objektin e Komunës së Leposaviqit.

Pas publikimit të videos ka reaguar kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi i cili ka mohuar të jetë në dijeni se nënkryetarja e tij në komunë, shihet të konsumojë drogë.

Hetemi ka thënë se nuk i ka parë pamjet e publikuara, ndërsa edhe konfirmoi që me Dragana Miletiq, sot mbanë mbledhje bashkë edhe me drejtorët tjerë komunalë, por siç specifikon nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo.

“Nuk e kam parë videon. Nuk jam në dijeni në lidhje me rastin. Ne sot kemi qenë në mbledhje me të gjithë drejtorët nga ora 14:30 deri në ora 16:00. Nuk kam vërejtur asgjë të dyshimtë tek ajo. Ka qenë e pranishme edhe ajo”, deklaroi ai në klankosova.

Sipas të parit të Leposaviqit, ‘’nëse ka ndodhur një gjë e tillë, me rastin duhet të merret policia dhe prokuroria”.