Krijohet Bordi i Përbashkët për Mitrovicën e Jugut dhe atë të Veriut

Kryeministi në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka falënderuar kryetarin e Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, për propozimet e tyre për anëtarët e Bordit të Përbashkët të Mitrovicës.

Përmes një deklarate publike, Kurti njoftoi se përfaqësuesi i tij në këtë bord, njëherësh edhe kryesues i tij, do të jetë ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

 

 

“Ministri Krasniqi e njeh shumë mirë lëndën me të cilën do të merret, dhe jam i bindur që me përvojën dhe vullnetin që ka, do ta shtojë bashkëpunimin ndërmjet dy komunave, në të mirë të të gjithë qytetarëve pa dallim,” deklaroi Kurti.

Sipas Kurtit, Bordi i Përbashkët i Mitrovicës do të ketë përfaqësim me barazi gjinore, me pesë gra dhe gjashtë burra, si dhe do të jetë multietnik, duke përfshirë shqiptarë, serbë, boshnjakë dhe egjiptianë.

Kryeministri në detyrë uroi anëtarët për detyrën e re dhe u dëshiroi sukses dhe punë të mbarë.