Kryeministri Kurti për viktimat e dhunës seksuale: Serbia i përdori si armë gjatë luftës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt, u shpreh se viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe se autorët e këtyre krimeve duhet të mbajnë përgjegjësi.

Ai tha se qëndron me mijëra viktima të mbijetuara nga krimet e Serbisë, që ky shtet i ka përdorur si armë.

“Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Dhunës Seksuale në Konflikt, ne qëndrojmë me mijëra viktima dhe të mbijetuar nga Kosova të këtij krimi, të cilin Serbia e përdori si armë në luftën e viteve 1998-99. Viktimat e dhunës seksuale kanë nevojë për drejtësi dhe autorët duhet të mbajnë përgjegjësi”, tha kryeministri./GazetaSinjali