Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, fillon ditën duke vizituar shkollat në ditën e parë të vitit shkollor 2024/2025.
Nëpërmjet postimit në facebook dhe fotografive, Lutfiu tregon se kanë vizituar fillimisht shkollën e fshatit Miratocë, ku morrën pjesë në programin e organizuar në shenjë mirëseardhjeje për nxënësit e klasës së parë.
Pastaj, vizita ka vazhduar në shkollën e fshatit Bilaç, për të cilën pritet të ndërrohet emri i kësaj shkolle. Në fund nuk mungoj as vizita tek varri i mësuesit Mustafë Kelmendi, i cili pat ardhur nga Peja, për të mbajtur arsimin gjallë në Luginë.
Angazhimi për Sanxhak nuk mungon as sot. Lutifu ka bërë të ditur nëpërmjet postimit se i kanë dërguar 50 çanta fëmijëve në Sanxhak, kurse brenda javës do t’i dërgojnë të gjithë fëmijëve në Medvegjë.
Postimi i plotë në facebook: