Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqipëtar Enkel Rexheoi në vazhdën e takimeve gjatë qëndrimit në Shqipëri ku ka zhvilluar takime në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, si dhe në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Kështu ka njoftuar Rexhepi në faqen e tij në facebook duke theksuar se “Në këto Ministri diskutuam gjëra konkrete dhe veprime konkrete në mbështetjen e projekteve dhe çështjeve që lidhen direkt me ministritë përkatëse dhe që bien edhe në kompetencat e Këshillit Kombëtar Shqiptar”.
Ky është postimi i plotë i Rexhepit “
“𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐚𝐭𝐞̈ 𝐪𝐞̈𝐧𝐝𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐳𝐲𝐫𝐭𝐚𝐫 𝐧𝐞̈ 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢
, 𝐩𝐚𝐭𝐞̈𝐦 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐢𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐳𝐡𝐯𝐢𝐥𝐥𝐨𝐧𝐢𝐦 𝐭𝐚𝐤𝐢𝐦𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐒𝐩𝐨𝐫𝐭𝐢𝐭, 𝐞 𝐦𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐄𝐤𝐨𝐧𝐨𝐦𝐢𝐬𝐞̈, 𝐊𝐮𝐥𝐭𝐮𝐫𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐈𝐧𝐨𝐯𝐚𝐜𝐢𝐨𝐧𝐢𝐭.

Në këto Ministri diskutuam gjëra konkrete dhe veprime konkrete në mbështetjen e projekteve dhe çështjeve që lidhen direkt me ministritë përkatëse dhe që bien edhe në kompetencat e Këshillit Kombëtar Shqiptar.
Shumë shpejtë presim rezultatet e para nga iniciativat e përbashkëta që do ndërmarrim ne bashkë.
Qëndrimi ynë zyrtar, si pëfaqësues nga Këshilli Kombëtr Shqiptar, ishte ndër vizitat më domethënëse që KKSh ka patur në shtetin amë, duke mbuluar të gjitha temat që nga ato politike deri tek ato kulturore e ekonomike që prekin komunitetin shqiptar në Luginë të Preshevës.
Falënderojmë secilin institiucion shqiptar për mikpritjen dhe gatishmërinë për të dëgjuar dhe adresuar çështjet dhe sfidat e Luginës. Në veçanti, faleminderit Ambasadës Shqiptare në Beograd për bashkëpunimin tejet të ngushtë me KKSh, e cila na jep shpresë për arritjen e rezultateve konkrete në shumë drejtime”.




