Kryetari Pajaziti viziton Gjykatën Themelore në Bujanoc

Kryetari e i Komunës së Bujanocit Arbër Pajaziti sot ka vizituar Gjykatën Themelore, ku është takuar me kryetaren e gjykatës Jellena Petriçeviq Mladenoviq dhe zëvendësin e saj, Nedretan Rexhepin.
Kështu ka njoftuat ai në faqen e tij në facebook:
“Sot vizitova Gjykatën Themelore në Bujanoc, ku pata një takim të ngrohtë dhe miqësor me kryetaren e gjykatës Jellena Petriçeviq Mladenoviq dhe zëvendësin e saj, Nedretan Rexhepin.
Diskutuam për bashkëpunimin tonë institucional dhe u pajtuam që takimet tona të jenë të rregullta.
Bashkë për një sistem gjyqësor më të fortë dhe transparent”!
Pajaziti ka theksuar  se takimet e tilla do të jenë të rregullta në vazhdimësi për një bashkëpunim ndërinstitucional .