Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar letër Delegacionit të BE-së në Serbi,kërkuam që BE të mos e anashkalojë më Luginën e Preshevës

Kryetari i Këshillit Komëtar Shqiptar Enkel Rexhepi i është drejtuar Delegacionit të BE-së në Serbi përmes një shkrese ku ka kërkuar që të mos anashkalohen qytetarët e Luginës së Preshevës, ai ka shprehur shqetësimin për mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e vizitës zyrtare të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, znj. Kaja Kallas gjatë qëndrimit të saj, javën e kaluar në rajon.
“Dje, nga pozita e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar i jam drejtuar zyrtarisht Delegacionit të BE-së në Serbi, duke shprehur shqetësimin për mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e vizitës zyrtare të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, znj. Kaja Kallas gjatë qëndrimit të saj, javën e kaluar në rajon”.
Rexhepi ka theksuar se është vizituar Veriu i Kosovës, ndërsa është anashkaluar Lugina e Preshevës përkundër problemeve dhe diskriminimit që po i bëhet.
“Edhe kësaj radhe, u vizitua Veriu e Kosovës për të dëgjuar zërin e serbëve atje, pavarësisht se në shumë sfera atje gëzohen të drejta përtej standardeve evropiane.
Në anën tjetër, pse nuk ka vizita të ngjashme edhe të dëgjohet zëri i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?
Trajtimi i pakicave nuk mund të jetë selektiv”.
Ky është  postimi i Rexhepit në  faqen e tij në  facebook:
Dje, nga pozita e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar i jam drejtuar zyrtarisht Delegacionit të BE-së në Serbi, duke shprehur shqetësimin për mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në agjendën e vizitës zyrtare të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme, znj. Kaja Kallas gjatë qëndrimit të saj, javën e kaluar në rajon.
Mungesa e një vizite në një rajon ku shumica e popullsisë janë shqiptarë dhe ku çdo ditë shkeljet e të drejtave të njeriut dokumentohen nga vetë institucionet evropiane, nuk duhet të vazhdojë ende nga Përfaqësues të lartë të BE-së!
𝐏𝐚𝐬𝐢𝐯𝐢𝐳𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐚𝐝𝐫𝐞𝐬𝐚𝐯𝐞, një praktikë e raportuar edhe nga vet Këshilli i Evropës dhe Parlamenti Evropian, ka lënë mijëra shqiptarë pa të drejtë vote, pa qasje në shërbime publike dhe të përjashtuar nga jeta institucionale, pra i ka fshirë, sikur të mos ekzistonin më!
Edhe kësaj radhe, u vizitua Veriu e Kosovës për të dëgjuar zërin e serbëve atje, pavarësisht se në shumë sfera atje gëzohen të drejta përtej standardeve evropiane.
Në anën tjetër, pse nuk ka vizita të ngjashme edhe të dëgjohet zëri i shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë?
Trajtimi i pakicave nuk mund të jetë selektiv.
Nuk mund të ketë standarde të dyfishta për të drejtat e njeriut.
Bazuar në këto, kërkuam që BE të mos e anashkalojë më Luginën e Preshevës dhe që vizitat zyrtare të përfshijnë edhe rajonin tonë, aty ku shkeljet nuk janë thjesht shqetësime, por përditshmëri!